Nëna e Xhemal Lokut, i cili dyshohet se ka çuar gruan e tij drejt vetëvrasjes, ka folur para mediave ditën e sotme përpara nisjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Durrësit.

Sanije Loku shprehet se djali i saj është i pafajshëm dhe se ata nuk kanë patur probleme si çift dhe madje Xhemali e kishte falur edhe për çështjen e Tik Tok-ut.

Lidhur me një dëshmi ku thuhet se djali i saj i ka marrë 40 mijë euro të ndjerës, ajo thotë se ajo vetë ka qenë në Greqi kur ka ndodhur ngjarja.

“Nuk janë të vërteta akuzat që rëndojnë mbi mua dhe djalin tim. Nuk kanë pasur probleme si çift. Djali ia fali videon në rrjete sociale. Eshtë e vërtëtë që paratë janë vjedhur, por unë kam qenë në Greqi kur ka ndodhur kjo gjë. Eshtë bërë denoncim në polici lidhur me vjedhjen e 40 mijë eurove nga Bedria, por s’është gjetur autori”, tha Sanije Loku.