Zbardhet dëshmia e Xhemal Lokut, i cili akuzohet akuzohet se shtyu bashkëshorten Bedrie Loku drejt vetëvrasjes.
“DurrësLajm” ka siguruar dëshminë e 45-vjeçarit.
Teksa prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të, babai i 4 fëmijëve ka mohuar akuzat, ndërsa theksoi se ai nuk ka pasur konflikte me gruan. Madje ai shton se gruja e tij është përmendur në spital para se të ndërronte jetë dhe i ka kërkuar falje për aktin e rëndë që kreu.
“Gabimi im është se nuk arrita të kuptoj se gruaja do kryente vetëvrasjen. I kam kërkuar që të mos dalë e pashoqëruar nga njëri prej fëmijëve nga shtëpia. Kam bërë debate si burrë e grua, por se kam dhunuar. U acarua kur i thashë që të dilte në pazar me ndonjë nga fëmijët. Ky ishte debati qe bëmë dhe pastaj shkuam të flemë. Në mëngjes kur u zgjova dëgjova një frymëmarrje të rënduar dhe mendava se ishte djali se ka qenë i semurë. Shkova fillimisht në dhomën e tij por më pas kuptova se zhurma vinte nga korridori ku gjeta Bedrien. Së bashku me djalin e çuam te spitali i Durrësit, pastaj drejt Traumës në Tiranë. Pasdite u përmend, kërkoi falje që kreu vetëvrasjen, foli në telefon me fëmijët. Në 3 të natës humbi jetën. Gjithçka ia kam kalu në emër të asaj, ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Një natë para diskutova me nusen time që ti bëja një prokurën që të vinte bashkë me dy fëmijët e mitur në Korfuz. Më tha vetëm që të mos ikja në Greqi, pa ik djali i madh në Itali.. Nuk kam pasur kurrë armë në shtëpi.”, është shprehur Xhemali.
Ndër të tjera ai thekson se arma e gjetur në kotecin e pulave nuk është e tij. Ndërsa vëllai i Xhemalit, Fatmir Loka sqaron se arma është gjetur nga policia pas arrestimit të Xhemalit.
Fatmir Loka kërkon që të analizohet arma e gjetur, nëse tek fishekët apo automatiku ka shenja gishtash të 45-vjeçarit Loka.





