Boksierët durrsak po zhvillojnë paraqitje sinjifikative në turneun ndërkombtar “Internazionale Delle Aquile” në Itali.

Klubi Shumësportësh Teuta, përfaqësoi kombëtaren shqiptare me 6 boksierë të udhëhequr nga trajneri Enton Kikrri. 

Leo Xhangoli, arriti një fitore shumë të rëndësishme në Lignano (Venecia), duke mundur kroatin Duje Kutlesa në kategorinë U18.

Xhangoli e nisi ndeshjen me ritëm të lartë duke e detyruar kundërshtarin të dorëzohej në fund të raundit të parë pas disa grushtave breshëri.

Kjo ishte fitorja e pesë për talentin durrsak 18-vjeçar, në 6 ndeshje në ring.

Pjesë e ekipit kombëtar, ishin disa sportistë të ekipit Teuta: Junior U16: Jurgen Hajri, Youth U18: Leo Xhangoli dhe Elite +18: Andrea Dalipi, Ardit Murja, Ergys Toçi dhe Xhaferr Kaza.