Komisariati i Policisë Durrës arrestoi shtetasin H. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur një biçikletë, në lagjen nr. 17. Biçikleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shtetasit F. K., 44 vjeç dhe R. S., 49 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.