Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor drejt Plepave, lagjja 13.

Një automjet tip “Wolksvagen” me targa të huaja është përplasur me një tjetër mjet me targa shqiptare, çka ka rezultuar në një përplasje të fortë.

Nga informacionet paraprake “DurrësLajm” mëson se dy persona janë plagosur dhe janë transportuar në spital, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale teksa është dëmtuar edhe një autobus i parkuar në krah të rrugës.

Pritet zbardhja e rrethanave të aksidentit.