Policia e Kavajës kontrolle për zbatimin me rigorozitet të orarit për ndalimin e muzikës në orarin e përcaktuar, me qëllim garantimin e qetësisë së pushuesve.

Kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës, në një lokal në Golem dhe si pasojë kishin prishur qetësinë publike duke shqetësuar banorët, Policia procedoi penalisht menaxherin e lokalit.

Sekuestrohen disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollove bazuar dhe në njoftimet e adresuara nga qytetarët për prishje të qetësisë publike, kanë konstatuar një lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për banorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë ndërhyrë menjëherë në lokal, për të ndaluar vijimin e muzikës dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për menaxherin e lokalit, shtetasin K. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve të zbatojnë me rigorozitet orarin e ndalimit të muzikës pasi nuk do tolerohet asnjë rast dhe fton qytetarët të denoncojnë raste të prishjes së qetësisë publike duke ju garantuar ndërhyrje të menjëhershme konform ligjit.