Peshëngritësja e Teutës, Enkileda Carja, zhvilloi një garë të shkëlqyer në Kupën e Shqipërisë për të rritur, zhvilluar në kryeqytet.

Adoleshentja e talentuar mori medalje ari në peshën e saj dhe u shpall sportistja më e mirë e aktivitetit. 

Carja konfirmohet edhe një herë si një prej talenteve më të mëdha të peshëngritjes shqiptare, duke vijuar serinë e rezultateve të fantastike.

Një tjetër arritje e shkëlqyer për peshëngritësen e Klubit Shumësportësh Teuta dhe trajneren e saj Eglantina Kalemi. 

Kjo medalje konfirmon edhe njëherë tjetër punën e mirë që po bëhet te klubi Teuta, i drejtuar nga Kreshnik Leka.