Dy të rinj, rreth 30 vjeç, janë konfliktuar fizikisht mbrëmjen e kësaj të premteje pranë Pallatit të Sportit në Durrës.
Sherri, që dyshohet se nisi për motive banale, la si pasojë një person të plagosur, të identifikuar paraprakisht me inicialet U.A., dhe autorin në arrati.
I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa më tepër detaje pritet të mësohen në vijim.