Prokuroria e Durrësit ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 49 vjeç dhe E. S., 40 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Xh. R.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 49 vjeç dhe E. S., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Xh. R.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.