Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. G., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në ambientet e jashtme të një kopshti për fëmijë, në lagjen nr. 14, ka shtyrë me duar një 28-vjeçare, edukatore në këtë kopsht, dyshohet për motive të dobëta që nuk lidhen me profesionin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.