Teuta bind në javën e pestë të Superligës së volejbollit, duke mundur 3-2 me sete Studentin në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Vendësit dominuan në setin e parë nga fillimi e deri në fund, duke fituar 25-20. Me të njëjtin rezultat u kundërpërgjigjet Studenti në setin e dytë. 

Seti i tretë ishte shumë i luftuar, me durrsakët që fituan pas pikëve shtesë 26-24.

Rivaliteti vijoi edhe në setin e tretë, set që shkoi sërish me pikë shtesë, por këtë herë në favor Studentit në shifrat 26-28. 

Gjithçka u vendos në setin e fundit, ku Renaldo Bushpepa ishte protagonisti i “match point”-it, me setin që mbyllet 15-10 dhe i gjithë takimi 3-2. 

Renaldo Bushpepa dhe Jorge Delfino, me nga 24 pikë secili spikatën në fitoren e Teutës, e cila ishte e parë për këtë sezon.