Një 21-vjeçar nga Sallmonja e Durrësit ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar solucione pastrimi në banesë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ku në spitalin rajonal të Durrësit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. H., 21 vjeç.
Sipas policisë, ai i vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.10.2024, rreth orës 00:40, në spitalin rajonal të Durrësit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. H., 21 vjeç, banues në fshatin Sallmone, i cili dyshohet se ka konsumuar në banesë, solucion pastrues. 21-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.