Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor 4 Rrugët-Shijak.
Sipas informacioneve paraprake, siguruar nga vendi i ngjarjes, një automjet me targa AB 263 IN ka dalë nga rruga.
Drejtuesi, i cili ndodhej i vetëm në mjet në momentin e përplasjes, është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit, me dëmtime në kokë, por jashtë rreziku për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.