Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes në lagjen numër 11 në Durrës.
Sipas hetimeve rezulton se XH.M është banues në Tiranë.
Dyshohet se 50-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, por hetimet janë ende në vijim.
Njoftimi i policisë:
Sot, në mëngjes, në rrugë, në lagjen nr. 11, Durrës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Xh. M., rreth 50 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Po hetohet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.