Një 66-vjeçare e vuan nga probleme të shëndetit mendor, në orët e para të mëngjesit të sotëm, është larguar nga banesa.
Denocimin në policin e Kavajës e ka bër vajza e saj, shtetasja F. V., 38 vjeçe.
Njoftimi i plotë:
Më datë 14.10.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasja F. V., 38 vjeçe, se në orët e para të mëngjesit të kësaj datë, është larguar nga banesa, nëna e saj, shtetasja Xh. V., 66 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 38-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 66-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.