Një 25-vjeçar godet me grusht një grua të moshës 62 vjeçe në Durrës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, por nuk jepen më shumë detaje.

Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 25 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.