Dy persona nga Durrësi që ishin në kërkim, janë ndaluar nga uniformat blu.

Bëhet fjlë për një 35-vjeçar të akuzuar për korrupsion dhe një 34-vjeçar të akuzuar për vjedhje dhe dhunë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim I. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim K. Zh., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.”, njofton policia e Durrësit.