Një automjet ështëdjegur plotësisht gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen nr. 14 në Durrës.

“Gjatë natës, në lagjen nr. 14, dyshohet se për shkak të një defekti në sistemin elektrik, është djegur plotësisht automjeti i shtetasit F. M., 39 vjeç. Po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.