Në aksident ka ndodhur mesditën e sotme në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Drejtuesi i një automjeti tip “Mercedes Benz C Class”, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në pikën e karburantit.

Deri tani fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, siç duket në videon e siguruar për “DurrësLajm” nga Denis Simaku, makina ka marrë përpara dhe dy pompat e karburantit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit.