Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arretuan në flagrancë shtetasin M. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në lagjen nr. 13.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.