Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
A. Sh., 62 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur (njëri 16 vjeç, tjetri 17 vjeç), të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte në përdorim një mjet me rimorkio për transportimin e pajisjeve turistike dhe sportive, i cili nga verifikimet ka rezultuar i vjedhur në Meksikë.