Komisariati i Policisë Durrës ka çuar në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 4 persona, të cilët akuzohen për dhunë.
Kështu, të proceduarit janë shtetasit:
- 1.L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin N. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës;
2. K. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
3.I. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj dajës së tij;
4.E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.