Dy plagosje janë regjistruar 24 orët e fundit në Durrës, në dy raste të ndryshme, ku kanë mbetur të plagosur një 35-vjeçar dhe një 32 vjeçar.
Të dy të plagosurit janë nga Durrësi dhe janë qëlluar me thikë, teksa aktualisht policia raporton se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njëri prej autorëve u arrestua, ndërsa tjetri ende në kërkim.
Plagosja 1:
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi shtetasin L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja 2:
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. D., 20 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. J., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili është jashtë rrezikut për jetën.