Një djalë i ri është lënduar rëndë, pas një incidenti tragjik teksa mblidhte ullinj në lagjen nr.1 të Durrësit.

Ngjarja u regjistrua, pasi i riu ra nga një pemë ulliri në një lartësi të konsiderueshme, duke kërkuar mbërritjen e forcave zjarrfikëse në vendngjarje.

Për shkak të lartësisë dhe pozicionimit pas rënies, zjarrfikësve iu desh ndërhyrja me pajisje të specializuara, për të tërhequr në mënyrë të sigurt të lënduarin.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën asistencën e bluzave të bardha.