Policia e Durrësit njofton se ka nisur procedimi penal për 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, si: dhunë, kanosje, ndërtim i paligjshëm etj.

Rasti 1:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

Rasti 2:

S. B., 77 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen Sh. Z., për motive të dobëta;

Rasti 3:

A. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer punime ndërtimi të paligjshme, në një ambient të marrë me qira;

Rasti 4:

F. Xh., 36 vjeç, banues në Mamurras, pasi ka goditur me grushte shtetasin E. H., 34 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.