Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.4 Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. G., 35 vjeç, dhe I. G., 33 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas,(vëllezër) mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.
Gjithashtu po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. R., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi nën kërcënimin e thikës, ka tentuar të vjedhë një market në lagjen nr. 12 Durrës
E. L., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.