Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku 50-vjeçari D. N. humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, policia njofton sot arrestimin e dy personave përgjegjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë.

Të dy ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.