Një person u arrestua, ndërsa për dy të tjerë nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi u kapën në flagrancë në një lokal në lagjen nr. 15, duke vënë baste sportive, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin M. L., 31 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. N., 42 vjeç dhe E. D., 33 vjeç, të tre banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.