Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Duke parë nga afër punimet, Balluku garantoi se Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet në fund të këtij viti.

“Duke pasur parasysh që të gjitha këto kantiere po ecin ne tashmë mund të themi me garanci që në 31 dhjetor unaza e madhe do jetë tërësisht e aksesueshme. Padyshim do të ngelen detaje të vogla të cilat ne do të vazhdojmë që t’i plotësojmë”, thekson Balluku.

Sipas Ballukut ndërtimi i gjithë Unazës së Madhe të Tiranës ka bërë që shumë zona të marrin një hov të ri zhvillimi.

“Për shkak të kësaj infrastrukture ka kërkesa për të vijuar me lejet e ndërtimit.”

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale prej afro 29 kilometrash.