Kuvendi votoi nen për nen me shumicë votash hetin e vitit 2025. Ashtu siç pritej, deputetët e mazhorancës i rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët e djathtë. Pothuajse të gjithë deputetët e PD bënë propozime për ndryshime në projektbuxhetin e vitit 2025, duke nisur nga vendosja e minimumit jetik, rritja e pensioneve dhe mbshtetja e shtresave në nevojë.

Dy propozime i paraqiti në Kuvend edhe kreu i PD Sali Berisha, sapo gjykata hoqi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj tij. Opozita propozoi 55 amendamente të cilat përfaqësojnë programin e saj elektoral, duke nisur nga premtimi kryesor i PD që asnjë shqiptar të mos marrë më pak se 200 euro të ardhura në muaj, qoftë pensionist, qoftë i papunë.