Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli”, Mario Perlleshaj, nëpërmjet avokatit të tij, e ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la në qeli pa afat.

Një nga argumentat kryesorë të avokatëve mbrojtës së 14-vjeçarit, janë problemet shëndetësore dhe gjendja e rënduar psikologjike e të miturit.

 Gjatë kësaj kohe mësohet se ka pasur një ballafaqim mes 14-vjeçarit që është autori i dyshuar i ngjarjes me persona të tjerë po të mitur që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Seksioni i të Miturve në Prokurorinë e Tiranës po i mban sekrete dëshmitë e dhëna nga ana e të miturve.

Mario Përlleshaj u arrestua më 19 nëntor, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, ngjarje që ndodhi rreth 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.