Një apartament në lagjen 14 të Korçës është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.
Deri tani policia nuk ka bërë me dije shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht mendohet se 60-vjeçari me inicialet A.L, i cili banonte në këtë apartament, të ketë lënë ndezur pajisjet elektrike që përdoreshin për ngrohje.
Zjarri në katin e parë të këtij apartamenti ka shkaktuar panik tek banorët të cilët deri në mbrritjen e zjarrfikësve janë munduar me mjete rrethanore të fiknin zjarrin.
Banorët e pallatit janë nxjerrë menjëherë jashtë për të shmangur rrezikun, por një grua e moshuar është transportuar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, të shkaktuara nga tymi i dendur që mbushte gjithë shkallët e pallatit
Ndërkohë gjatë pasdites së sotme një tjetër njoftim për zjarr në apartament u dha nga banorë të lagjes numër 2 në Pogradec, me mbrritjen e zjarrfikësve që arritën në kohë u evitua djegia e apartamentit. Shkak për flakët ishte bërë një tenxhere që ishte harruae mbi sobën e gatimit nga familjarët.