Një atentat me armë zjarri është kryer mbi një 30-vjeçar në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se është qëlluar me breshëri automatiku mbi automjetin me targa AB 118 DL, në të cilin gjendej Kejvi Hajrulla. Ai ka marrë disa plumba dhe për momentin është në gjendje të rëndë për jetën
Nga të shtënat e shumta është plagosur edhe një person që gjendej rastësisht në vendin ku ka ndodhur atentati. Ai është Armand Spahiu 35 vjeç dhe është shitësi i një dyqani fruta-perime që gjendet buzë rrugës.
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka konstatuar djegien e një makine në Panaja, në aksin rrugor Vlorë-Fier, e cila dyshohet se është e autorëve që kryen atentatin. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilat po hetojnë për këtë ngjarje të rëndë.