Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Levan, ku 3 automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë. Sipas dëshmive nga vendngjarja, mësohet se një autobot është bërë shkak për aksidentin, pasi i ka prerë rrugën njërit prej automjeteve që vinte përballë. Për këtë arsye dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar 3 të plagosur. Ata janë dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore dhe po kryejnë veprimet proceduriale.
Aksident në aksin Fier-Levan, 3 vetë plagosen dhe përfundojnë në spital
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rama u acarua me kryebashkiaken e Dimalit, e nxorri nga mbledhja. Memaj: Jemi bërë si punëtorë komunaleje
Takimi në Turqi me Mahmoud Abbas/ Erdogan ngre akuza ndaj Izraelit: Po përpiqet të fshijë Palestinën nga axhenda globale
Eurovision 2027 me rregulla të reja, kufiri i moshës rritet në 18 vjeç, vendet në luftë mund të humbasin të drejtën për organizimin e festivalit
IKMT aksion në Karaburun, shembet objekt i ndërtuar pa leje, ndalohet autori i dyshuar





