Në takimin me punonjës të bashkisë së Tiranës, zhvilluar sot pasdite, Kryeministri Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse po qëndron kaq gjatë në politikë.
Edi Rama: Disa më pyesin ça duan unë akoma që nuk iki? Ngandonjëherë kur llumi, helmi bëhen një potere e madhe dhe e pyes dhe unë veten ore ça dua akoma që rri dhe mbaj gjithë këto jashtëqitje gojësh të shthurura mbi fytyrë dhe pse familja ime duhet të durojë këtë qenëri mesjetare?
Përgjigjja është: nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. Po e them për herë të parë. Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha nga Franca për të përcjellë tim atë dhe u kthyem në shtëpi nga varrimi sikur ishim kthyera nga lufta dhe aty nuk i ika dot tundimit t’i thoja po thirrjes së kahershme të Nanos për t’u përfshirë në politikë.
Dhe më pas fati më nxori në krye të bashkisë së Tiranës dhe të një qyteti që ishte kthyer në tokë të askujt më bekimin e bufit të kënetës dhe pemët binin përditë si ata njerëzit që i pushkaton, dhe kur i shoh sot ato pemë, them se dhe vetëm për aq do ia kishte vlejtur balta.





