Zbardhet marrëveshja e koalicionit e firmosur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit.

Burime nga Partia Demokratike bënë me dijë se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë dakordësuar 4 mandate të sigurta në listën e PD.

Mësohet se Ilir Meta pritët të jetë kandidat për deputet në Tiranë, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-në pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Këta te fundit pritët te renditen ne listat e mbyllura të PD. Pjesë e paktit të arritur është dhe një vend i sigurt në listat e PD në qarkun e Elbasanit. Në listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish-ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

Mësohet se ne listat e PD në 12 qarqe mund të ketë edhe kandidatë të tjerët të Partisë së Lirisë që mund të garojnë në listë të hapur në mënyrë që fitojnë sa më shumë vota preferenciale.