Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur drejtuesit politikë të PD-së dhe kryetarët e degëve në qarqe për t’u përgatitur për hapjen e fushatës elektorale. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se avantazhi i opozitës është një projekt i qartë për shqiptarët, duke vlerësuar se programi i PD-së është mirëpritur dhe ka gjetur vlerësim te qytetarët.

Ai gjithashtu u bëri thirrje demokratëve të dalin në terren dhe të angazhohen për të siguruar votat, duke theksuar se pala tjetër merret me mashtrime dhe propaganda të rreme. Berisha pranoi se programi i PD-së është i realizueshëm dhe se fitorja do të vijë nga ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Ai njoftoi gjithashtu se fushata elektorale do të hapet më 11 prill dhe i inkurajoi përfaqësuesit e PD-së të organizojnë takime dhe të sigurojnë mbështetje masive. “Koha juaj e punës për programin matet sa njerëz takoni. Programi të zërë 80% të kohës suaj, vetëm ashtu përmbushet misioni,” tha Berisha.