Ndërsa procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Durrësit vijon, brenda koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) po zhvillohet një garë e fortë mes kandidatëve në listë të hapur.

Në krye të listës ndodhet Arian Ndoja, i cili prin bindshëm me 1,604 vota. Por pas tij, gara për vendin e dytë është shumë e ngushtë dhe dinamike.

Skënder Dika dhe Emri Vata po “dyluftojnë” për pozicionin e dytë, me vetëm 86 vota diferencë mes tyre, ku Dika ka grumbulluar deri tani 1,168 vota, ndërsa Vata 1,082 vota.

Ndërkohë, edhe Ndrec Pjetri ndodhet në garë me 832 vota, duke mbajtur hapin me kandidatët e tjerë.

Me një numër të konsiderueshëm kutish ende për t’u numëruar, gara për vendin e dytë mbetet e hapur.