Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të Shkozetit, në rrethrrotullimin e lagjes 14, në aksin që lidh autostradën me zonën urbane të Durrësit.
Në përplasje janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një Mercedes-Benz me targa angleze, i drejtuar nga një turist britanik. Burime për DurrësLajm bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përveç një qytetari që është dërguar në spital për kontroll mjekësor, por nuk paraqet shqetësime serioze.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa pritet një raport i plotë mbi shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit mund të kenë qenë shkak i përplasjes.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.





