Një kontroll blic është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme në institucion. Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 telefona celularë, që dyshohet se u përkasin apo ishin destinuar për të dënuarit dhe personat që janë në pritje të dhënies së dënimit nga gjykata.

Sipas burimeve zyrtare, 2 prej aparateve celularë janë gjetur brenda qelive, ndërsa 8 të tjerë janë kapur në ambientet e jashtme të burgut, në tentativë për t’u futur në regjimin e brendshëm të sigurisë.

Në IEVP Durrës ndodhen rreth 200 persona që vuajnë dënimin.