Policia e Durrësit ka ndaluar shtetasin A. D., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje të përsëritura.
Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas kishte përvetësuar në mënyrë të vazhdueshme shuma parash nga xhirimet ditore të lokalit ku punonte. Pas hetimeve, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, me vendim të datës 03 korrik 2025.
Njoftim i plotë:
Durrës
Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje të përsëritura në një lokal ku punonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. D., 26 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçari, gjatë kohës që punonte në një lokal në pronësi të një shtetasi tjetër, ka përvetësuar në mënyrë të përsëritur shuma parash nga xhirimet ditore të lokalit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





