Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. E., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.

Ndërkohë, tre persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për incidente të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. E., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. M., 36 vjeç dhe E. V., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Romanat, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se në gjendje të dehur, kanë kanosur shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në fshatin Romanat;
-B. K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin G. H., 29 vjeç, banues në Durrës.