Dy raste largimi nga banesa janë denoncuar në Policinë e Durrësit dhe të Kavajës.
Në Durrës, një 50-vjeçar ka kallëzuar se vajza e tij 17 vjeçe është larguar nga banesa më 12 korrik dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë, në Kavajë, një 70-vjeçare ka raportuar largimin e nipit të saj, një 11-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., 50 vjeç, banues në Durrës, se më datë 12.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja N. P., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasja V. M., 70 vjeçe, banuese në Kavajë, se është larguar nga banesa e saj, nipi, shtetasi J. Sh., 11 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.





