Akuzohen se kanë zaptuar një sipërfaqe toke në lagjen nr.4 të Durrësit dhe e kanë kthyer atë në vendparkim për automjete, nis procedimi penal për dy shtetas.
Sipas komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë, një 53-vjeçare dhe një 62-vjeçar janë referuar në Prokurori për shkeljen në fjalë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 53 vjeçe dhe L. K., 62 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi kishin zaptuar një sipërfaqe toke në lagjen nr. 4, dhe e kishin kthyer në vendparkim për automjete, me pagesë.”,– bën të ditur policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





