Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar nga Kruja, pasi ka goditur, kanosur dhe mashtruar një shtetas nga Prizreni, në lidhje me shitjen e një automjeti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Ch., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi ka goditur me grushte shtetasin F. M., 54 vjeç, banues në Prizren, e ka kanosur dhe e ka mashtruar për pagesën e një automjeti që ka shitur për llogari të 54-vjeçarit.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.