Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në kuadër të planit operacional “Plazhi i lirë”, duke konstatuar dhe ndaluar raste të zënies së paligjshme të hapësirave publike në zonat bregdetare.
Gjatë kontrolleve në qytetin e Kavajës, janë konstatuar dy shtetas që kishin zënë hapësira publike dhe i kishin përshtatur për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, pa leje nga autoritetet përkatëse.
Për këto raste janë proceduar penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në Kavajë.
Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Sh. Xh. dhe P. Ç. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.





