Një aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën, është regjistruar pak minuta në Durrës, në aksin “Mars 91”, pranë parkimi publik.

Një motoriste është përplasur me një mjet tip Benz ML dhe ka marrë lëndime të lehta. E aksidentuara është shoqëruar drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku sipas burimeve policore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i drejtueses së motomnjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit rrugor.