Policia e Durrësit ka ndaluar shtetasin E. B., 51 vjeç, banues në Ishëm, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të punës për kapjen e personave në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.