Policia e Durrësit finalizoi operacionin “Zona”, duke arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin K. Koçi, banues në Rrashbull. I riu u kap në lagjen nr. 13, Plazh, duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike për paketim. Ai akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i plote:

Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona”.

Shiste lëndë narkotike në zonën e Plazhit, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në këtë zonë.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

K. K., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Ky shtetas u kap në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të dyshuara për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit K. K. iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.