Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kanabis.
Po ashtu, nisi procedimi penal për shtetasin K. Xh., po 19 vjeç, të cilit iu gjet një shkop gome gjatë kontrollit. Të dy të rinjtë janë nga Durrësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.





